E.M., D.M. dhe F.H., nga Podujeva, janë arrestuar nga policia e Serbisë në pikë-kalimin kufitar në Merdar ditën e djeshme, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se atyre u është vendosur masa e paraburgimit për 48 orë.
Ata 48 orë do të mbahen në stacionin policor të Kurshumlisë.
Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e arrestimit të tyre, teksa nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar as nga institucionet kosovare, e cila po ashtu mund të jetë si shenjë hakëmarrje nga arrestimi i djeshëm i huliganit serb në Mitrovicën Veriore.