Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tre personave të dyshuar R.K. dhe A.D. nga Prizreni, ndërkaq, L.M., nga Skenderaj, ka njoftuar gjatë ditës së sotme Prokuroria e Shtetit.
Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tre të dyshuarve të arrestuar për terrorizëm.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca në lidhje me caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka njoftuar se ndaj të njëjtëve është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, në lidhje me veprën penale, parapërgatitje për vepra penale.