Shumë kritika për Xherdan Shaqirin pasi refuzoi të grumbullohet me Zvicrën, duke iu përkushtuar Liverpoolit.
Publikisht vetëm Vladimir Petkoviq e ka mbështetur, duke shtuar se Shaqiri ka nevojë të shfrytëzojë pushimin për të pasur më shumë minuta në klubin e tij, shkruan “20min.ch”, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri po ka vështirësi të gjej vend në formacionin e Jurgen Klopp. Derisa futbollistët tjerë të rikthehen nga Kombëtaret, Shaqiri do të jetë në kampin stërvitor për ndeshjen e ardhshme dhe do të jetë në përparësi ndaj lojtarëvë të tjerë.
Gjithashtu, Shaqiri nuk është futbollisti i parë që refuzon Kombëtaren. Ngjashëm kishin vepruar edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke u përqendruar më shumë në klubet e tyre.
Pasi nuk u grumbullua me Zvicrën, ai ka një mundësi unike për të fituar më shumë minuta në Liverpool.
Ndryshe nuk do të kishte kuptim, pasi ai la shokët e ekipit vetëm, në dy ndeshjet e rëndësishme ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.