Shifrat e reja kanë theksuar edhe një herë për zhvillimin ekonomik që po përjeton Gjermania.
Viti 2018, ishte viti i trembëdhjeti me radhë, ku numri i të punësuarve me pagë në vend është rritur. Vitin e kaluar kishte 44.8 milionë punëtorë në Gjermani, që përfaqëson numrin më të madh që nga ribashkimi i vendit, shkruan “The Local”.
Në vitin e kaluar kishte 384 mijë punonjës më shumë, ndërsa numri i të vetëpunësuarve u zvogëlua, për shkak të situatës pozitive ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Tani ka 4.22 milionë vetëpunësuar në Gjermani. Zyra Federale e Statistikave raportoi se vetëpunësimi është më pak i popullarizuar në kohën e suksesit ekonomik për shkak të mbizotërimit të vendeve të punës.
Sektori i shërbimeve kishte rritjen më të madhe me 139,000 punonjës vitin e kaluar. Sektorët e arsimit dhe shëndetësisë gjithashtu kanë përfituar shumë.