Papunësia në Austri ka shënuar rënie në prill. Sipas informacioneve nga Vjena, janë 384,486 njerëz të papunë muajin e kaluar, 7.1% më pak se nga muaji i njëjtë i vitit 2017.
Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve u rrit me 2.5%, në 3.694 milionë, tha Shërbimi i Punësimit, shkruan albinfo.ch.
Shefi i AMS-së, Johannes Koff, tha se ishte i kënaqur me rezultatet e arritura dhe shtoi se situata pozitive po zhvillohet në sektorët më të rëndësishëm ekonomikë, si dhe në të papunët më të vjetër.
Rënia e papunësisë është më e larta në ndërtim, me 16.6%.
Në industri, papunësia gjithashtu është ulur me 13.5%.
Parashikimet e tanishme për zhvillimin ekonomik provokojnë optimizëm dhe shpresën se deri në fund të vitit do të ketë reduktime të mëtejshme të mëdha në numrin e të papunëve, thotë Coff.
Përkatësisht, shkalla e papunësisë në Austri ishte 7.7%.