Papunësia sezonale nuk ka ndryshuar, tregojnë të dhënat më të reja të publikuara nga Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO).
163’644 persona janë regjistruar në janar në qendrat rajonale të punësimit RAV. Kjo është rreth 5,000 më shumë se muajin e kaluar. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë 12.600 njerëz më shumë të pa punë. Do të thotë janë 8.4 për qind më shumë.
Për të rinjtë e moshës midis 15 dhe 24 vjeç janë regjistruar 21’100 të papunë. Papunësia e të rinjve u rrit me 2.7 për qind krahasuar me muajin dhjetor, respektivisht 8.6 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar.