Qytetarët në Maqedoni janë më pesimistë se problemi me papunësinë do të ndryshojë, sipas hulumtimit nga Barometri i Ballkanit, i realizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.
Papunësia dhe dëshira për të lënë vendin, janë çështjet kryesore të Maqedonisë, vuri në dukje një anketë, e cila është pjesë e një strategjie të quajtur “Evropa Juglindore 2020″.
Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, tha se janë duke u bërë përpjekje për të zvogëluar papunësinë, duke krijuar vende të reja pune dhe për të tërhequr investitorët e huaj.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviq, tha se në vend nuk është parë efekti i parë i investimeve të huaja, sepse shumica e tyre vijnë me udhëheqjen e korruptuar, që është larg etikës ekzistuese në biznes.
Sipas anketës, shumica e qytetarëve të vendeve të rajonit besojnë se më shpejt vijnë te një vend i punës sipas linjave partiake.
Të dhënat tregojnë se në rajon nga 2008 e tutje janë mbyllur 800 mijë vende pune.
Këshilli strategjik për bashkëpunim rajonal “Evropa Juglindore 2020” do të bëjë përpjekje që t’u ndihmojë vendeve në rajon për kapërcimin e problemeve kyçe me të cilat përballen.