Ndërkohë, mësohet se Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, të cilat do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti.
Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente.
Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura. Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch