Papa Françesku ka mbajtur sot në Vatikan një audiencë të veçantë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë së Ungros.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin arbëresh ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, ambasadorja e Shqipërisë në Romë, znj. Anila Bitri Lani si dhe kandidatët italiano-shqiptarë të zgjedhjeve lokale dhe evropiane, përcjell albinfo.ch.
Papa i ka cilësuar arbëreshët si dëshmitarë të vërtetë të vëllazërisë mes popujve.
Ky përvjetor i rëndësishëm mblodhi në Vatikan rreth 6 mijë pjesëmarrës.
