Papa Leo XIV, në një mesazh video, bëri sot thirrje për heqjen e dënimit me vdekje në të gjith vendet e botës. Sipas mësimeve të Kishës, dënimi me vdekje është i papranueshëm, shkrua srf.ch.
“E drejta për jetë është themeli i të gjitha të drejtave të njeriut”, tha Papa në mesazhin video, i cili u publikua në 15-vjetorin e heqjes së dënimit me vdekje në shtetin amerikan të Illinoisit, transmeton albinfo.ch.
Ai shprehu mbështetjen e tij për të gjithë ata që punojnë për të hequr dënimin me vdekje në SHBA dhe në mbarë botën.
Thirrja e Papës vjen një ditë pasi qeveria amerikane njoftoi qëllimin e saj për të lejuar metoda shtesë të ekzekutimit, të tilla si vdekja me pushkatim, në nivel federal.