Pandemia, krahas të gjitha të këqijave që po shkakton prej tashmë 15 muajsh, ka treguar edhe një efekt anësor të këndshëm: Gripi sezonal, “normal” aktualisht nuk përbën fare problem.
“Thjesht nuk ka grip që do të sillej rreth nesh”, është shprehur eksperti Greg Poland për revistën shkencore amerikane “Scientific American”.
Në sezonin 2020-2021, deri më tani janë regjistruar vetëm 600 vdekje nga gripi në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Për krahasim: Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në sezonin pararendës, në periudhë të njëjtë ka pasur 22,000 viktima ndërsa një vit para kësaj, në SHBA kishin vdekur nga gripi madje 34,000 veta.