Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 271,799.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 77,559 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 30,615, Italia me 30,201 viktima, Spanja me 26,299, dhe Franca me 25,987.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.
Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 850 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,367,334 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,3 milionë raste aktive që presin të shërohen.