Bëhet e ditur se panairi mbarëkombëtar ‘e JONA’ organizohet për herë të parë në Gjilan në datat 27-29 korrik, shkruan albinfo.ch.
Ky panair shërben si vendtakim i bizneseve shqiptare nga Kosova, rajoni dhe diaspora.
‘E JONA’ përfshin panair biznesor (B2B), panair shitës (B2C), si dhe festival të birrës, verës dhe ushqimit shoqëruar me koncerte festive.
Sektorët që përfshihen janë:
- Agrobiznes, ushqim dhe pije
- Ndërtim, arkitekturë dhe paluajtshmëri
- Teknologji informative (IT)
- Turizëm dhe kulturë
- Edukim
- Institucione
Për më shumë detaje – KETU
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
