Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, do të mbahet edhe një panair me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, shkruan albinfo.ch.
Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, kanë bërë të ditur se panairi do të mbahet gjatë datave 24-27 korrik, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Po ashtu, nga MDIS kanë bërë ftesë për pjesëmarrje në këtë panair.
“Ftojmë shoqata të ndryshme që merren me punimin e veshjeve kombëtare e punime artizanale, por edhe me ushqime tradicionale të bëhen pjesë e këtij panairi”, thuhet në njoftim.