Pamje të pabesueshme vinë nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, ku mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga vendi pasi talebanët morën pushtetin.
Sipas mediave të huaja, duke cituar dëshmitarë okularë, të paktën pesë persona humbën jetën në kaosin e krijuar.
Një dëshmitar i tha Reuters se ai pa një automjet duke marrë trupat e pesë personave, ndërsa një dëshmitar tjetër tha se ishte e paqartë nëse ishin vrarë me armë zjarri nga trupat amerikane ose janë vrarë në grumbullin e njerëzve në panik.