Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në 19 komuna të Kosovës, deri në ora 12;00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarët më të drejtë vote, ose 10.7 për qind e votueseve. Kështu konfirmojnë përfaqësues të koalicionit të organizatave joqeveritare “ Demokracia në Veprim” që monitorojnë procesin zgjedhor.
Visar Muja, nga ky koalicion, në një konferencë për media ka thënë se dalja e qytetarëve në zgjedhje, është më e ulët se sa në raundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 22 tetor. Ky koalicion, ndërkaq ka identifikuar disa parregullsi që janë paraqitur gjatë procesit zgjedhor, transmeton REL.
Parregullsitë e identifikuara janë problemet më gjetjen e emrit në listat e votueseve, votimi familjar, fotografimi i votës, asistimi i votueseve dhe prania e personave të paautorizuar në qendrat e votimeve.