Policia e antiterrorizmit në Britani po heton tri pako që përmbajnë eksplozivë që janë gjetur në aeroportin e Heathrow, në aeroportin e Londrës dhe në stacionin Waterloo.
Pajisjet e vogla të improvizuara shpërthyese u gjetën në çanta postare A4, kanë bërë të ditur nga Policia Metropolitane, përcjell albinfo.ch.
Askush nuk është lënduar, shtoi forca.
Policia beson se këto pako janë të lidhura me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk janë deklaruar për motivet.