Këtë vit, inflacioni gërryen të paktën një pjesë të rritjes së pagave, duke ndikuar seriozisht në fuqinë blerëse të shumë punonjësve, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, situata e pagave duket më premtuese për vitin 2024, sipas sindikatës Travail Suisse.
Negociatat e pagave midis sindikatave dhe punëdhënësve të përfunduara përmes marrëveshjeve kolektive sigurojnë që në vitin 2024 rritja e pagave do të jetë e mjaftueshme për të kompensuar inflacionin, tha Travail Suisse.