Në shumë kompani, pagat e menaxherëve gjithashtu ishin rritur në masë të madhe në vitin 2012. Ky është konkluzioni i raportit të publikuar nga organizata ombrellë sindikale në Zvicër “Travail Suisse”.
Listën me pagën më të madhe në Zvicër e kryeson shefi i Novartisit, pastaj vjen “Roche”, ” UBS” dhe “Credit Suisse”.
Paga e tyre në raport me pagën më të ulët të paguar në kompani janë 1:100.
Në këtë kontekst “Roche” udhëheq listën me 1:124.
“Coop” sipas studimit është e vetmja prej 27 kompanive në të cilat raporti i pagave është 1:12.
Ndërkohë me iniciativën 1:12 kërkohet nivelizimi i pagave respektivisht zvogëlimi i dallimeve në mes të tyre.
Bartës të iniciativës janë Juso (socialistët e rinj) dhe ata dëshirojnë që proporcioni në mes të pagës më të vogël dhe asaj më të madhe në një ndërmarrje të mos jetë më shumë se 1:12.
Iniciativa e Juso do të votohet në referendumin e 24 nëntorit.