Policia kantonale e Bernës gjatë vitit 2019 ka raportuar 200 persona të dyshuar se kanë paralajmëruar rrethet e miqve të tyre në mediat sociale për vendndodhjen e kontrolleve të radarëve. Kështu thuhet në një komunikatë që policia në fjalë e ka lëshuar të martën, shkruan srf.ch.
Personat në fjalë kanë informuar përmes grupeve të chat-it dhe mediave sociale lidhur me kontrollet e shpejtësisë dhe kontrollet e tjera të bëra të trafikut, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.
Personat janë identifikuar, pasi që policia ka konfiskuar “smart telefonat” e tyre.
Paralajmërimi publik për kontrollet e policisë dhe për kamerat e shpejtësisë në trafikun rrugor është i ndaluar që nga viti 2013 dhe ndëshkohet me gjobë.