Në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli ka marrë çmimin “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës” nga kjo komunë.
Kryetari i Kukësit, Bashkim Shehu ka thënë se ky çmim Pacollit po i jepet për mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve të larguar nga lufta, si dhe për vizionin për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve.
Ndërsa Pacollli deklaroi se Kukësi është Kryeqyteti i mikpritjes notërore dhe Nobeli i humanizmit global. “
Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999. Nëse kosovarët nuk do kishin qendruar këtu, do të ishin shpërndarë nëpër botë. Dhe jo të gjithë, do ktheheshin nga larg për t’i shërbyer Kosovës së Re. Ndaj për mua është krenari që prej sot jam një Kukësian, që prej sot jam njeri si ju”, ka thënë ai.