Pacolli ka thënë se i gjithë projekti do të financohet nga familja Pacolli, përmes fondacionit “Behgjet Pacolli”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162565185135153