Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndarë mirënjohje për ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, për kontributin që ai e ka dhënë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.
Më 26 nëntor Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.4 shkallë, ku la të vdekur 51 persona, qindra njerëz të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara.