Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore, ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërtën.
Rasti është zbuluar nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa, i cili punon në Londër. Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 29-vjeçare, është konstatuar me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta, shkruan “Ora news”.
Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para shëndetësore.
Sipas doktorit, në gjithë botën mund të jenë vetëm 5-6 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore. Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut, i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.