Që nga e mërkura që shkoi, më shumë se gjysma e popullsisë austriake është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, ka dallime të qarta rajonale dhe lokale në progresin e vaksinimit, sipas një vizualizimi të të dhënave nga transmetuesi ORF.
Në përgjithësi ekziston një ndarje Lindje/Perëndim, me përjashtim të Vorarlberg. Në lindje të Ens – në Austrinë e Poshtme, Vjenë, Burgenland dhe Styria, ka dukshëm më shumë komunitete në të cilat 57.1 për qind e popullsisë janë plotësisht të imunizuar sesa në Austrinë e Epërme, Salzburg ose Tirol.
Sipas një sondazhi të Gallup, rreth një e treta e njerëzve në Salzburg dhe Austri e Poshtme janë skeptikë për vaksinat, ndërsa vetëm 20 për qind e atyre në shtetet e tjera i përkasin kësaj kategorie.
Kjo sipas tyre ngërthen një pabarazi si nga ana e fushatave për vaksinim, ashtu edhe nga numri i të vaksinuarve. /Albinfo.ch