Në Turqi, Itali dhe Greqi ka njerëz të rinj, të cilët as nuk punojnë, e as nuk kanë ndonjë shkollë, thuhet në analizën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Pothuajse 29 për qind e të rinjve ndërmjet moshës 15 dhe 29 vjet në Turqi nuk kanë asnjë punë as nuk janë pjesë e institucioneve arsimore, sipas OECD.
Në Itali dhe Greqi kjo shifër është 27.4 ose 26.1 për qind.
Më e ulët është pjesa e të rinjve të papunë dhe pa shkollë në Islandë, Holandë dhe Zvicër.
Vetëm 6.3 për qind e të rinjve mes 15 dhe 29 vjet janë në këtë kategori në Islandë. Në Holandë dhe në Zvicër është 8.3 për qind, njoftoi dpa, përcjellalbinfo.ch.