Pa gola ka përfunduar pjesa e parë edhe në Cyrih mes Zvicrës dhe Serbisë.
Zvicra pati mundësi të mira dhe më i rëndësishmi kur Okafor qëlloi traversën pas një pasimi nga Fernandes afër 16-metërshit.
Zviceranët e kanë situatën nën kontroll dhe kanë më shumë topin se serbët dhe janë solidë në mbrojtje.
Xhaka e godet Mitrovicin në fytyrë me krah dhe u ndëshkuar me karton të verdhë.
Në vazhdimësi ndeshja është përcjellë me provokime nga ana e tifozëve serbë.
Ata kanë fishkëllyer Xhakën dhe njëkohësisht kanë bërë thirrjen “Kosova është Serbi”.