Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënon një moment historik të rëndësishëm për gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë, suksese”, ka shkruar Osmani.