Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar sot besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shkruar se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë.
“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje. Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.