Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Andrej Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë.
Osmani, mes tjerash, theksoi se e vlerëson shumë mbështetjen e tij të vazhdueshme.
“Urime mikut të dashur të Kosovës, AndrejPlenkovic, në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”, shkruan Osmani në X.