Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar suksese presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e marrjes së sërishme të Presidencës së Këshillit të Sigurisë në OKB, përcjell albinfo.ch.
Ajo përmës një postimi në Twitter tha: “Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”.
Best of luck to President @BajramBegajAL, PM @ediramaal & @AlMissionUN as Albania takes over the #UNSC presidency.
At this crucial time for peace & security, it is important that we continue to stand united in promoting our shared democratic values globally. 🇽🇰🇦🇱
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 1, 2023