Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin dhe një grup deputetësh, përcjell albinfo.ch.
Zyra për Komunikim e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka folur për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Singaporit.
“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare” ka thënë Osmani.
Osmani ka përmendur suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën.