Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është takuar me kryeministrin belg, Alexander de Croo, në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se e falënderoi për mbështetjen derisa shtoi se diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, shkroi Osmani.