Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
“Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, theksoi Osmani, transmeton Albinfo.ch.