Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, përcjell albinfo.ch.
Takimi pritet të fillojë nga ora 13:30 në Kabinetin e Presidentes.
Në takim do të shtjellohen disa tema të ndryshme, me theks të veçantë përkrahja e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve kosovarë, në veçantai ajo ushtarake.