Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë
0 Likes0 Share
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është shprehur në lidhje me takimet që ka pasur me mërgatën në Shtëpinë e Kosovës, në Davos, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër. “Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është shprehur në lidhje me takimet që ka pasur me mërgatën në Shtëpinë e Kosovës, në Davos, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër.
“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën”, thuhet në postimin e saj në Facebook, të shoqëruar me shumë fotografi nga këto takime.