“Takimi me mërgatën tonë sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, njofton presidentja Osmani.
Tutje ajo shton se për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar.
“Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë”, theksoi ajo.