Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar edhe presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
