Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar se Serbia është rreshtuar krahas Rusisë, në pushtimin e Ukrainës, transmeton Albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, Osmani tha se Serbia nuk është neutrale.
“Serbia nuk është neutrale. Serbia po qëndron me Rusinë”, shkroi Osmani.
Poashtu Vjosa Osmani ka deklaruar se shtetet demokratike, përfshirë Kosovën po qëndrojnë me Ukrainën.
Osmani bëri thirrje që Kosova të pranohet në NATO.