Sot ka qendruar në Kosovë kancelari austriak Karl Nehammer i cili po ashtu është takuar me presidenten Osmani.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka potencuar që ka kërkuar mbështetje nga kancelari austriak për integrim në strukturat euro-atlantike të shtetit të Kosovës.
“Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Pata kënaqësinë sot ta pres në takim kancelarin austriak Karl Nehammer nga i cili kërkova mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike.
