Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do të mundësonte rifillim konstruktiv të dialogut.
“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i SHBA-së është përcaktues në dialog”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Ajo tutje ka deklaruar se Kosova ka ndërmarrë hapa për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me SHBA-në, për të adresuar sfidat e sigurisë.
Sipas Osmanit, anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE është në funksion të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.
“Jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në në nivel strategjik. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim politik, sikurse edhe në sferën e sigurisë për t`i mbrojtur arritjet e përbashkëta”, citohet Osmani, përcjell albinfo.ch.