Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave Familjare ka shprehur një falënderim për mërgimtarët, shkruan albinfo.ch.
“Mërgimtarët tanë janë dhimja jonë e përhershme dhe krenaria jonë e gjithhershme. Jemi shumë krenarë për mërgatën tonë për ndihmën dhe lobimin e tyre. Personalitetet e ndryshme të shqiptarëve që sot janë identitet i mirëfilltë në diasporë, janë drita dhe imazhi i Kosovës”, shprehet Vjosa Osmani.
Po ashtu ajo flet edhe për remitencat, të cilat diaspora i dhuron në Kosovë, dhe e mban gjallë vendin.
“Diaspora edhe tash e mbanë gjallë shtetin tonë me ndihma 2 miliardë euro vetëm në vitin 2019, e po ashtu edhe ndihmën e dhënë edhe në kohë pandemie. Ne u përkulemi, përkushtimit, kreativitetit dhe dashurisë së tyre për vendin”, tha ajo në një video të realizuar në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave Familjare, transmeton albinfo.ch.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/259470518708576/