Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar për në SHBA për të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar sot se me ftesë të familjes Albright, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
“Gjatë qëndrimit në Washington ata do të realizojnë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftim.