Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi të ekipit të Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, duke thënë se ka ndier krenari dhe emocione, kur flamuri i Kosovës u shpalos nga ata, përcjell albinfo.ch.
“Sonte, ndiejmë krenari, nder dhe një ndjenjë të thellë emocioni ndërsa shikojmë 9 atletët tanë të jashtëzakonshëm që mbajnë flamurin tonë shtetëror në hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Osmani në “X”.
Gjatë ditës, ajo ka thënë se ekipi i Kosovës është ekipi më i mirë nga të gjithë ata që po marrin pjesë në këto lojëra.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në një postim në rrjetet sociale u ka ururar suksese sportistëve kosovarë, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, duke shpërndarë edhe video nga ceremonia e parakalimit të ekipit të Kosovës.
“Mespërmes lumit Sena, para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë! Nëntë sportistëve tanë u urojmë shumë suksese e fat në disiplinat e tyre”, ka shkruar kryeministri.