Pas lajmeve për dorëheqjen e 3 policëve serb nga Policia e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani përmes një reagimi ka thënë se ato janë rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.
”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”, ka shkruar Osmabi në Twitter.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një më të sigurt për të gjithë”, ka theksuar Osmani.