Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se do të ftojë në takim partitë opozitare në lidhje me draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ajo tha se takimi që do të bëhet ditëve në vijim bëhet për t’i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga euro-amerikanët.
Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare sa i përket kësaj, përcjell albinfo.ch.