Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në New York.
Ajo thotë se ka diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog.
“Theksova se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar ajo në Twitter, përcjell albinfo.ch.