Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Mentor Latifin ambasador në Konfederatën Zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka nënshkruar dekretin më 21 dhjetor.
“Z.Mentor Latifi emërohet Shef i Misionit/Ambasador i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë”, thuhet në dekret.
Tutje, në dekret thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.
Latifi do ta zëvendësojë Sami Ukellin, i cili deri më tani ka qenë ambasador i Kosovës në Zvicër.