Skip to content

Oscars përjashton Weinsteinin

Organizata prapa çmimeve Oscars ka votuar për përjashtimin e Harvey Weinsteinit pas një serie të akuzave për ngacmime seksuale nga producenti i njohur i filmave. Bordi i “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, ka votuar për përjashtimin e tij në shumicën e kërkuar. Anëtarë të bordit janë fytyrat e njohura hollivudiane si Tom Hanks […]

Organizata prapa çmimeve Oscars ka votuar për përjashtimin e Harvey Weinsteinit pas një serie të akuzave për ngacmime seksuale nga producenti i njohur i filmave.

Bordi i “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, ka votuar për përjashtimin e tij në shumicën e kërkuar.

Anëtarë të bordit janë fytyrat e njohura hollivudiane si Tom Hanks dhe Whoopi Goldberg, shkruan Albinfo.

Filmat e Weinsteinit kanë marrë më shumë se 300 nominime për Oscar dhe kanë fituar 81 herë.

Përjashtimi i tij u bë “jo vetëm që Weinstein të dallohet nga ne, por të dërgojmë mesazh që epoka e injorancës dhe e ngacmimeve seksuale pa turp në vendin e punës në industrinë tonë duhet të marrë fund”.

Ky bord u takua menjëherë pas akuzimeve kundër producentit të disa grave, për përdhunim dhe ngacmime seksuale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *