Sot në Goms të Kantonit të Valisit një ortek ka marrë me vete pesë persona, shkruan srf.ch. Një kolonë shpëtimtarësh, e mbështetur nga ajri me një helikopter shpëtimi të Air Zermatt është mobilizuar në kërkim të viktimave, njofton Policia Kantonale e Valisit.
Personat e mbuluar nga orteku janë pesë skitarë, transmeton albinfo.ch. Orteku ka shpërthyer në zonën jashtë zonës së pistës së shënjuar të skijimit
Për shkak të motit të keq e të papërshtatshëm, kërkimi është shumë i vështirësuar, njofton policia.